Shëndetësia pa para

15/01/2011 15:50

Ndonëse jemi në mesin e muajit janar, personeli mjekësor duke nisur nga infermierët mjekët, shefat e shërbimit e të tjerë, ende nuk kanë marrë pagat e muajit dhjetor.

Vonesa ka pasur e gjithë administrata shtetërore madje edhe për pensionistët që mezi presin fundin e muajit.

Pothuajse në të njëjtën situatë janë edhe sanitarët që shërbejnë në spitale, të cilat thonë se me pagën që marrin nuk mund të përballojnë asnjë ditë vonesë.

“Nuk e kemi marrë vetëm këtë herë na e kanë vonuar. Është data 15. Kemi marrë borxh për të ngrënë bukë”, është shprehur një sanitare.

Ndonëse shprehen të pakënaqur dhe të shqetësuar jashtë mikrofonit, ata kërkojnë të mos jenë në fokusin e kamerave pasi ndryshe rrezikojnë vendin punës.

Nisur nga fakti që shpesh ka pasur edhe shkarkime të tilla nga puna, kur një punonjës i administratës ka shprehur të vërtetën që e cënon direkt, u detyruam të sfumojmë pamjen e këtyre punonjësve.

Nga burimet tona mësojmë se një pjesë e administratës ka nisur të tërheqë pagat dhe pas disa ditësh do t’i marrë edhe stafi mjekësor, por askush nuk të sqaron për këtë vonesë të cilën me apo pa dëshirë duhet të mirëkuptojnë autoritetet për vonesën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA