Roma-Mexes, pranë rinovimit

15/01/2011 14:05

Pavarësisht se në ditët e fundit ishte përfolur mundësia e kalimit të mbrojtësit Mexes tek Milan-i, francezi raportohet nga shtypi italian si pranë firmosjes së zgjatjes së kontratës me klubin e tij aktual, Roma-n.

Kontrata e mbrojtësit të përfaqësueses franceze është në skandecë dhe deri tani nuk ka arritur të gjendet një zgjidhje, por presidentja Rosella Sensi ftoi në zyrën e saj futbollistin një ditë më parë dhe e siguroi se situata jo e mirë financiare që po kalon klubi nuk lidhet me rinovimin e tij.

Ajo gjithashtu i kërkoi një takim sa më të hershëm me përfaqësuesin e tij, për t’i ofruar një kontratë 4-5 vjeçare. Mexes i bëri të ditur presidentes se është shumë i lidhur me klubin dhe se do të ishte i kënaqur nëse do të vazhdonte të luante në “Olimpico”.

Top Channel