Botërori 2026/ ‘Dallga Blu’ e Curaçaos pushton Florida, me skuadrën që do të hyjë në librin Guinness
Trajneri i Roma-s, Claudio Ranieri theksoi në konferencën për shtyp përpara përballjes me Cesena-n, në plan për t’u luajtur nesër, se nuk ekziston asnjë problem me Totti-n në skuadër.
”Nuk ka patur kurrë ndonjë çështje Totti tek Roma. Fakti që u fut në lojë në katër minutat e fundit ndaj Sampdoria-s nuk ishte një mungesë respekti, por shenjë e besimit tek një kampion i madh, që mund të të ndryshojë ndeshjen brenda pak minutash”, deklaroi trajneri i kryeqytetasve.
”Kam një konsideratë shumë të madhe për kapitenin, por nëse do të mund ta bëja atë ndryshim, përsëri do ta bëja. Takimi ynë? Folëm, bëmë shaka dhe në fund u stërvitëm”.
Top Channel