Zërat për refuzimin e Johnny Deep për të marrë pjesë në serinë e pestë të Piratëve të Karaibeve tronditën të gjithë shikuesit e sagës, por shtypi amerikan zbuloi sot se ekzistojnë shpresa që kjo të mos ndodhë.
Disney ka punësuar skenaristin Terry Rosio për të ndërtuar pjesën e pestë. Ai do të punojë së bashku me regjizorin e ri Rob Marshell. Ndërkohë, kanë nisur bisedimet me Johnny-n për rolin dhe pagën e tij të serisë së pestë, edhe pse ende nuk është transmetuar seria e katërt (në pritje të dalë në kinema në maj).
Xhirimet e serisë së katërt në Hauai u vunë në diskutim nga shtatzania e yllit tjetër pjesëmarrës, Penelope Cruz, por Deep e kaloi me të qeshur duke thënë se ishte shumë e bukur të shihje një femër që priste një fëmijë duke luftuar me shpatë.
Top Channel