
Cassano nuk do të jetë goditja e vetme e Milan-it në këtë merkato, ndërsa sipas shtypit italian, administratori i deleguar Adriano Galliani është duke punuar për të siguruar dy përforcime të reja.
Dëshira e kuqezinjve është që të vazhdojnë në politikën e tyre të afrimit të talenteve vendas dhe në objektivin e klubit janë vendosur një mbrojtës e një mesufshor, Criscito i Genoa-s dhe Andrea Lazzari i Cagliari-t.
Rreth të parit, Galliani e pranon zyrtarisht interesimin. “Jemi duke biseduar me Preziosi-n (presidenti i Genoa-s) dhe në Brazil drekuam disa herë bashkë”, konfirmon Galliani.
Përsa i përket Lazzari-t, pengesë është refuzimi i vendosur i presidentit Cellino. Megjithatë, një ofertë e mirë e 17 herë kampionëve të Italisë, bashkuar me presionin e brendshëm të lojtarit, mund të bindin Cagliari-n të lëshojë pe.
Top Channel