Mbretëresha fton Princin William të jetojë me të

15/01/2011 09:25

Mbretëresha e Anglisë ftoi Princin William dhe gruan e tij të ardhshme Kate Middleton që të shpërngulen dhe të jetojë së bashku me të, në Buckingham Palace, në Londër.

Nëse do të pranojnë ofertën, Princi i kurorës do të ketë në dispozicion të jetës së tij bashkëshortore një pjesë të madhe të rezidencës mbretërore.

Megjithatë, sipas burimeve të brendshme, pritet që William të refuzojë ofertën, për të zgjedhur si vend jetese pallatin e St James, ku dëshiron të bëjë një jetë më pak luksoze e të bujshme.

Për momentin, William jeton së bashku me të vëllain, Princin Harry, në një apartament. Një oborrtar deklaroi në shtypin anglez: “Buckingam Palace është një mundësi. Atje ka shumë hapësirë dhe siguri, por William është i vendosur te jetojë sa më normalisht pas martesës”.

Princi William dhe Kate Middleton do të lidhen në martesë në një ceremoni solemne në 29 prill. Në javët e ardhshme, deri në shpalljen e vendbanimit përfundimtar, ata do të marrin me qera një apartament të thjeshtë, në të cilin kanë vendosur të mos punësojnë asnjë shërbyes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA