
Juventusi ka siguruar shërbimet e sulmuesit Floro Flores nga Udinese, ndërsa ka “prenotuar” Bastos të Lyon-it, bëri me dije mëngjesin e sotëm e përditshmja italiane sportive “Corriere dello Sport”.
Pas dështimit të bisedimeve me uruguajanasin Forlan, zgjedhja është shndërruar Floro Flores. Pavarësisht interesit të Genoa e Bologna-s për lojtarin, dëshira e vetë Flores-it është të kalojë tek bardhezinjtë. Konfirmimi pritet të mbërrijë në fillimin e javës së ardhshme.
Përsa i përket Michel Bastos, 27-vjeçarit të kombëtares braziliane, ai është shndërruar në objektivin kryesor të sezonit të ardhshëm. Sipas shtypit francez, të dy klubet kanë arritur një marrëveshje paraprake, por torinezët do të përpiqen të mbyllin operacionin që në ditët në vazhdim, nga frika e përfshirjes në bisedime të ndonjë klubi tjetër të madh, si në rastin e Dzeko-s.
Ndërkohë, gjithmonë sipas “Corriere dello Sport”-it, sezonin e ardhshëm do t’i bashkohet klubit edhe njëri midis Gilardino-s apo Pazzini-t.
Top Channel