Guardiola pranë rinovimit me Barçën

15/01/2011 10:35

Barcelona është e vendosur që të rinovojë sa më shpejt që të jetë e mundur me trajnerin Josep Guardiola dhe bisedimet intensive kanë nisur, deklaroi një burim i brendshëm i klubit për të përditshmen sportive “Marca”.

Ditën e enjte, Messi bëri një thirrje publike për zgjatjen e kontratës së trajnerit, ndërsa shprehu sintoninë e plotë të skuadrës me Guardiola-n. Pep do të festojë 40-vjetorin në datën 18 janar dhe një surprizë e bukur mund t’i mbërrijë në atë ditë prej klubit.

Suksesi që ka përjetuar skuadra katalanase kohët e fundit ka bindur drejtuesit se nuk ekziston nevoja e një ndryshimi. Pa bërë të ditur detaje të kontratës, një drejtues që nuk pranoi të identifikohej bëri me dije në “Marca” se bisedimet intensive kanë nisur dhe se firma pritet brenda pak ditësh.

Top Channel