Dortmund mposht Leverkusenin
15/01/2011 00:00
Borusia Dortmund e nis Bundesligën pikërisht aty ku e la në vitin 2010. Në supersfidën e javës së 18 të kampionatit gjerman, kryesuesit mposhtën në transfertë Bajer Leverkusen me rezultatin 1-3.
Grosskreutz shënoi dy herë. Përkatësisht në minutën e 49 dhe të 53 të takimit, për të ardhur tek goli i tretë shënuar nga Gotze në minutën e 55.
Goli i vetëm për vendasit u shënua në minutën e 80 nga Kiessling.
Pas kësaj fitoreje Dortmund ngjitet në kuotën e 46 pikëve duke thelluar diferencën me vendin e dytë që mbahet nga Mainz me 33 pikë, po aq sa Leverkusen.
Top Channel