Del Piero: Të nisim një seri fitoresh

15/01/2011 11:25

Kapiteni i Juventus-it, Alessandro Del Piero, pas një mesazhi prekës të tifozëve në fitoren 2-0 ndaj Catania-s, të enjten në Kupën e Italisë, deklaroi në faqen e tij të internetit se mënyra më e mirë për të falenderuar tifozët është fillimi i një serie fitoresh në kampionat.

”Duke u kthyer një hap pas tek ndeshja e Catania-s, mendoj se kishim nevojë për një mbrëmje të madhe të atillë. Unë e konsideroj si një pikë rinisje dhe falenderoj të gjithë autorët e atyre duatrokitjeve në daljen time nga fusha.

Në atë moment isha pak i shqetësuar për një dhembje që ndieja në gjurin e majtë, por testet më kanë qetësuar dhe tani shpresoj që të jem në gjendje të kontribuoj sa më shumë për rikthimin në nivelin e pritur në kampionat”, shkruante Del Piero në blogun e tij.

Top Channel