Cox dhe jeta e saj e vështirë pas ndarjes
15/01/2011 09:35
Aktorja Courteney Cox, protagoniste e serialit Friends, pranoi në një intervistë për një revistë amerikane se e ka të vështirë të përballojë famën e saj, që prej ndarjes me bashkëshortin David Arquette.
46-vjeçarja tha rreth ndarjes: “Jeta ime është çmendur paksa këto kohë. Është më e vështirë tani për mua se sa më parë”.
Courteney vendosi të ndahej nga 39-vjeçari David, protagonist në “Scream”, gjatë dhjetorit. Ai u regjistrua pak kohë më pas në një qendër rehabilituese për shkak të problemeve të tij me alkoolin dhe depresionin.
Top Channel