Bundesliga, Bajern humb sërish terren

15/01/2011 20:40

Bajerni i Mynihut ka humbur sërish terren në Bundesligw pas barazimit 1-1 në shtëpinë e Wolfburg.

Në rezultatet e tjera në javën e 18 të kampionatit gjerman, Shtutgarti ka fituar 1-0 me Mainzin, Nurembergu ka humbur 0-1 me Borusian e Monchengladbach 0-1, St Pauli – Freiburg 2-2, Werder Bremen – Hoffenheim 2-1.

Dje Dortmundi ka fituar 3-1 në fushën e Leverkusen.

Ndërkohë që nesër priten të luhen Frankfurt – Hanover dhe Kaiserslautern-Këln.

Top Channel