Tunizi, presidenti: Nuk do kandidoj më

14/01/2011 00:55

Dy manifestues të tjerë janë qëlluar për vdekje në Tuniz në kohën kur presidenti tunizian, Ben Ali në një fjalim televiziv urdhëroi policinë të mos qëllonte mbi protestuesi.

Në tentativë për të ulur zemërimin popullor ndaj mungesës së lirive në vend dhe cmimeve të larta, ai ka premtuar moskandidimin e tij në vitin 2014.

Ben Ali qëndron në këtë post që prej vitit 1987. Gjatë pushtetit të tij 23-vjecar në Tunizi ka patur tortura, zhdukje gazetarësh e opozitarësh.

Ai premtoi gjithashtu lirinë e shtypit dhe të faqeve të internetit, njoftim ky që coi në delir mijëra të rinj në rrugët e vendit, të cilët u shprehën se arritën synimin e tyre.

Prej disa ditësh Tunizia është përfshirë nga manifestimet e dhunshme të cilat janë shoqëruar me dhjetra viktima. Autoritetet zyrtare flasin për 21 viktima ndërkohë që organizatat humanitare ndërkombëtarë druhen se numri i viktimave është mbi 50.

Top Channel