Real, tetë emra për një vend

14/01/2011 10:20

Një ditë pasi drejtori sportiv i Real Madrid-it, Jorge Valdano konfirmoi se klubi i tij po kërkon në merkato një sulmues, janë nëntë emrat që përfliten si lojtarë të ardhshëm të madrilenëve.

Në numrin e sotëm të së përditshmes sportive “Marca”, një ditë pas fitores 3-1 të Real-it në derbin me Atletico-n në Kupë, Klose dhe Adebayor figurojnë si favoritë për të fituar vendin.

Megjithatë, lista është shumë më e gjatë se kaq. Luis Fabiano i Sevilla-s mund të përbëjë një zgjidhje të shkëlqyer momentale pas dëmtimit 6-mujor të Higuain-it, ashtu si Mario Gomez i Bayern Munchen dhe Lisandro Lopez i Olympique Lyonnais.

Emra surprizë në këtë listë janë paraguajani Valdez i Hercules, Adam Szalai i Mainz-it dhe golashënuesi më i mirë i Bundesliga-s, greku Theofanis Gekas, aktualisht në radhët e Eintracht Frankfurt-it.

Top Channel