Milan-i mendon për juventinin Sissokho

14/01/2011 11:00

Milan-i është duke shqyrtuar mundësinë e kontraktimit të mesfushorit të Juventus-it, Mohammed Sissokho, informoi gjatë ditës së sotme e përditshmja “Corriere dello Sport”.

Problemi qëndron në faktin se administratori i deleguar i kuqezinjve, Adriano Galliani mendon të bëjë të tijin lojtarin nëpërmjet huazimit me të drejtë blerje. Bardhezinjtë, në nevojë për para, dëshirojnë të zgjidhin menjëherë çështjen e kartonit.

Megjithatë, problemet në mbrotje të Juventus-it mund të lehtësojnë një tratativë në të cilën do të ndodhë një ndërrim i drejtëpërdrejtë me Bonera-n, Oddo-n apo Antonini-n.

Top Channel