Messi: Nuk jam ndarë nga e dashura

14/01/2011 15:30

Futbollisti argjentinas, Lionel Messi, deklaroi se nuk është ndarë nga e dashura e tij.

Dje, gjyshi i futbollistit të Barcelonës u shpreh në një radio argjentinase se nipi i tij nuk ishte më i lidhur.

“Gjithçka është gënjeshtër. Njerëzit mund të thonë çfarë të duan”, përgënjeshtroi Messi.

Antonio Cuccitini, gjyshi i Lionel Messi, tha për ‘Radio Rosario 2’ se nipi i tij nuk ishte më i lidhur me Antonella Rocuzzo-n, të dashurën e tij prej 2 vitesh.

Gjyshi ishte pyetur nga gazetari nëse do dëshironte të bëhej stërgjysh dhe përgjigja ishte: “Nëse do Zoti, po! Por, tani nuk ka të dashur. Kishte një, por janë zënë dhe nuk janë më bashkë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA