Luftë Inter-Chelsea për Sanchez-in

14/01/2011 10:55

Interi duhet të mposhtë konkurrencën e Chelsea për blerjen e talentit të Udinese-s, Alexis Sanchez, pasi siç raportojnë gazetat italiane, edhe londinezët janë përfshirë në këtë tratativë.

Skuadra e Abramovich ka gati një ofertë prej 25 milion eurosh për futbollistin, por Inter-i përgjigjet me një ofertë prej 20 milonësh dhe përfshirjen në operacion të njërit prej Biabiany apo Obi-t.

Zikaltërit duken ende të favorizuar për operacionin, pasi talenti francez Biabiany vlerësohet shumë prej drejtuesve të klubit friulan. Megjithatë, besohet se në fund diferencën do ta bëjë vetë dëshira e Sanchez-it.

Për futbollistin mendohet se është i interesuar edhe Manchester United, ndërsa Alex Ferguson ka kohë që ndjek zhvillimet e tij.

Top Channel