Juventus, lind ideja Luis Fabiano

14/01/2011 10:30

Juventus-i vazhdon të kërkojë një tjetër sulmues që t’i ofrojë garanci për sezonin, edhe pse disa ditë më parë u konfirmua blerja e Luca Toni-t, lajmëroi gjatë mëngjesit shtypi italian.

Luis Fabiano, braziliani që luan aktualisht në radhët e Sevilla-s, mund të jetë i përzgjedhuri për të shpëtuar sezonin aktual të bardhezinjve, pasi ëndrra Forlan u vështirësua së tepërmi nga rinovimi i tij me Atletico-n deri në vitin 2014-n, disa ditë më parë.

Hipotezat e tjera janë Maxi Lopez i Catania-s apo lojtarë të tjerë që ofron tregu i brendshëm italian, si Floro Flores apo Maccarone. Ndërkohë, avancojnë bisedimet me Wolfsburg-un për mbrojtësin Barzagli.

Top Channel