Juve rikthehet tek fitorja

14/01/2011 03:45

Pas dy humbjeve radhazi në kampionat, Juventus rikthehet tek fitorja duke mposhtur 2-0 Katanian në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë.

Bardhezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 35 të takimit me anë të serbit Krasiç. Ky gol mbylli edhe pjesën e parë. Në pjesë e dytë, Simone Pepe gjen rrjetën e sigurisë në minutën e 54-t.

Ky rezultat con në cerekfinale bardhezinjtë e Del Nerit të cilët i bashkohe Interit që mundi të mërkurën skuadrën e Xhenoas me rezultatin 3-2.

Top Channel