Juve, dëmtohet Luca Toni

14/01/2011 18:50

Juventus duhet të bëjë pa sulmuesin Luca Toni për një muaj.

Qendërsulmuesi i sapombërritur në Torino u largua dje nga fusha gjatë ndeshjes së Kupës së Italisë që Juventus luajti ndaj Catania-s.

Futbollisti italian është dëmtuar në ligamentin e gjurit të djathtë dhe sipas klubit bardhezi pritet të rikthehet pas 25-30 ditësh.

Top Channel