Douglas rishfaqet në publik
14/01/2011 17:15
Michael Douglas shfaqet për herë të parë në publik që kur rrëfeu se kanceri në fyt nga i cili vuante është larguar.
Aktori ishte i pranishëm në ‘Palm Springs International Film Festival Gala’ për të marrë çmimin e ikonës, rezervuar për të.
Ai dukej shumë më i shëndetshëm se disa muaj më parë.
Cuditërisht, aktori 66-vjeçar falenderoi kancerin për forcimin e lidhjes së tij me familjen dhe miqtë: “Do i jem përjetësisht mirënjohës sëmundjes për faktin se më tregoi lidhjen e fortë që kam me familjen dhe me miqtë. Nuk e dija që kishte kaq shumë dashuri rreth meje.”
Top Channel