Robinho: Inter-i nuk na shqetëson

13/01/2011 18:25

Futbollisti brazilian i Milan-it, Robinho, në një intervistë të dhënë gjatë mesditës për televizionin “Italia 1”, deklaroi se nuk e ka frikë Inter-in dhe se është i sigurt për mundësinë e skuadrës së tij në fitimin e titullit kampion.

”Nuk jam i fiksuar për shënimin e golave, edhe sepse nuk është në stilin tim të lojës të shënoj shumë. Nuk është e rëndësishme se kush realizon, përsa kohë arrijmë të fitojmë”, tha ish-lojtari i Real-it e City-t.

”Inter dhe Lazio nuk na shqetësojnë. Në fakt, nuk mendojmë për asnjë prej rivalëve të tjerë për titull. Jemi të parët dhe gjithçka varet vetëm prej nesh. Nëse bëjmë një punë të mirë, do të shpallemi kampionë”, shtoi braziliani.

Top Channel