Real Madrid-i interesohet për Klose-n

13/01/2011 21:15

Real Madrid-i duket se ka idenfitikuar tek sulmuesi Miroslav Klose objektivin e tij të dëshiruar për merkaton e janarit, informoi gjatë drekës përfaqësuesi i lojtarit, Alexander Schuett.

Agjensia Franceze e Lajmeve (AFP) qartësoi se kontaktet e para midis dy klubeve janë realizuar dhe një marrëveshje qëndron rreth 7-8 milion eurove.

32-vjeçari Klose ka përfaqësuar kombëtaren e vendit të tij në 105 raste dhe mban rekordin si sulmuesi më i suksesshëm në historinë e “Mannschaft”-it, me një total prej 58 golash të realizuar.

Futbollisti me origjinë polake ka pranuar dëshirën e tij për të marrë pjesë në Europianin e vitit 2012, por mungesa e hapësirës në këtë sezon tek Bayern Munchen rrezikon grumbullimin e tij në përfaqësuese.

Top Channel