Portman pozon gjysmënudo për Dior
13/01/2011 16:55
Protagonistja e filmit “Star Wars”, Natalie Portman pozoi gjysmë e zhveshur për reklamën e re të parfumit të Dior, të quajtur Cherie.
Ndonëse aktorja është shtatzanë, ajo dukej përsëri e mrekullueshme në pozat e realizuara. Portman ka vendosur që shumën e fituar nga pjesëmarrja në këtë publicitet ta dhurojë për bamirësi.
”Asnjëherë nuk kam qenë e tërhequr nga dëshira për të shitur gjëra, deri sa kur arrita të kuptoj se nëpërmjet emrit tim, mund të grumbulloj para për të ndihmuara ata që kanë me të vërtetë nevojë”, deklaroi Portman.
Top Channel