Messi: Asnjë problem brenda skuadrës

13/01/2011 18:15

Fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, autor i një tregolëshi në fitoren e djeshme në Kupën e Mbretit përballë Betis-it (5-0), preku çështjet e aktualitetit në një intervistë të dhënë për të përditshmen sportive “AS”.

”Nuk ka asnjë rivalitet me Iniesta-n apo Xavi-n. Ata më përgëzuan për fitimin e Topit të Artë dhe nëse ata do të kishin fituar, do t’a kishin merituar po aq sa unë. Harrova t’i jepja dorën në momentin e dhënies së çmimit, pasi nuk prisja të dëgjoja emrin tim dhe u bllokova”, deklaroi argjentinasi, duke mohuar spekulimet për pakënaqësinë që kishte ngjallur tek Barça caktimi i Leo-s si fitues për të dytin vit radhazi.

Në lidhje me rinovimin e trajnerit Guardiola, Messi shtoi: “Nuk do të mund ta kuptoja këtë skuadër pa Guardiola-n. Do të ishte shumë e vështirë të imagjinoje Barcelona-n pa të. Megjithatë, janë gjëra që vendosen nga klubi dhe nuk dua të përfshihem më shumë seç duhet”.

Top Channel