Aktorja Keira Knightley është ndarë pas pesë vitesh nga i dashuri i saj, Rupert Friend.
Babai i protagonists së sagës së filmave “Piratët e Karaibeve”, Will Knightley tha: “Cifti është ndarë. Fatkeqësisht, kështu e ka jeta. Gjëja më e mirë që mund të bëhet është të vazhdohet përpara.”
Knightley është njohur me aktorin Rupert Friend (29 vjeç) në vitin 2005. Duket se fama e aktores ka bërë që çifti mos të durojë presionin e të qënit gjatë gjithë kohës në fokusin e fotografëve.
Një mik i Rupert u shpreh për ‘The Sun’: “Rupert nuk donte që të ndiqej dhe të fotografohej pa pushim ndërsa Keira e kishte të detyrueshme ta duronte këtë gjë për shkak të famës së saj. Kjo bëri që çifti të vendoste ndarjen përfundimtare.”
Top Channel