Inter-i siguron shërbimet e Castaignos

13/01/2011 18:20

Talenti i Feynoord, Luc Castaignos është shndërruar në futbollstin e fundit të Inter-it, siç zbuloi vetë ai në një deklaratë të publikuar në të përditshmen holandeze “Algemeen Dagblad”.

Në të njëjtin prononcim, ai e cilësoi transferimi si realizimin e një ëndrre. “E kam ditur gjithmonë që do të kaloja në një kampionat më të fortë, por transferimi tek Inter-i është një ëndërr që bëhet realitet. Asnjë lojtar në botë nuk do t’i thonte jo një oferte nga një skuadër e tillë”, deklaroi Castaignos.

”Në moshën 16-vjeçare më mbërriti një ofertë e rëndësishme nga një skuadër e madhe në Premier League, por refuzova sepse e ndieja veten ende tepër të vogël për t’u larguar nga Holanda”.

Top Channel