IFFHS: Xavi, organizatori më i mirë

13/01/2011 11:00

Xavi Hernandez, mesfushori i Barcelonës, është shpallur për të tretin vit radhazi si organizatori më i mirë në botë nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).

Xavi është përzgjedhur nga mediat dhe ekspertët e 85 shteteve nga të gjitha kontinentet.

I dyti është renditur shoku i tij i skuadrës, Andres Iniesta, ndërsa i treti mesfushori i Interit, Wesley Snejder.

Ja renditja e 10 organizatorëve më të mirë për vitin 2010:

1. Xavi Hernandez (ESP/Barcelona) 223 pikë
2. Andres Iniesta (ESP/Barcelona) 148
3. Wesley Sneijder (HOL/Inter) 128
4. Lionel Messi (ARG/Barcelona) 111
5. Mesut Özil (GER/Real Madrid) 47
6. Diego Forlan (URU/Atlitico Madrid) 30
7. Cristiano Ronaldo (POR/Real Madrid) 27
8. Bastian Schweinsteiger (GER/Bayern Munchen) 22
9. Francesc Fabregas (ESP/Arsenal) 13
10. Arjen Robben (HOL/Bayern Munchen) 12
 

Top Channel