Gana përjashtohet nga Lojrat Olimpike 2012

Pjesëmarrja e kombëtares së Ganës në Lojrat Olimpike të Londër 2012-s është vënë në dyshim, pasi Komiteti Ndërkombëtar Olimpik (IOC) pezulloi pjesëmarrjen e vendit afrikan.

Institucioni më i lartë botëror i atletikës citoi ndërhyrje politike në sport dhe miratimin e një ligji që nuk respekton statusin e IOC-it, si arsyet që e shtynë në marrjen e këtij vendimi ekstrem.

Njëkohësisht me pezullimin e pjesëmarrjes në Londër 2012, IOC tërheq edhe fondet që i janë akorduar autoriteteve të Akrës për zhvillimin e sportit në vend.

Sanksionet mund të tërhiqen në çdo moment, nëse vendi do të pranojë të tërheqë ligjin e shumëdebatueshëm që vendos Federatat nën kontrollin shtetëror.

Top Channel