Brazil, mbi 350 numri i të vdekurve

13/01/2011 15:15

Bilanci tragjik i përmbytjeve dhe shkarjeve të dheut në Brazil ka kaluar 350 viktimat, ndërsa mbi 100 persona humbën jetën në orët e fundit, raportuan zyrtarë të vendit amerikanojugorë.

Në qytetet maloe të Nova Friburgos, Teresopolisit dhe Petropolisit, numri i raportuar i të vdekurve është 168, 152 dhe 36 persona, respektivisht.

Brazili ka përjetuar përmbytje të rënda në vitet e fundit, por asnjëherë nuk kishte parë një bilanc kaq tragjik viktimash. Numri i viktimave mund të rritet, ndërsa forcat e evakuimit do të ngjiten më tej në zonat malore, ku për momentin nuk ka akses.

Shkarja e dheut ka gllabëruar edhe shumë banesa, ku shpëtimtarët nuk kanë mundur të arrijnë ende.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA