Bosingwa në “orbitën” e Milan-it

13/01/2011 18:10

Pas emrave si Lazzari, Ruis, Mexes apo Bale, është mbrojtësi Bosingwa i fundit që përflitet për një kalim të mundshëm në radhët e Milan-it.

Portugezi ka një kontratë në skandencë me Chelsea dhe interesimi i Milan-it ka bindur atë që të mos rinovojë më në “Stamford Bridge”, raportoi në numrin e sotëm “Daily Mail”.

Ndonëse i mbeten ende edhe gjashtë muaj kontratë me londinezët, kalimi në “San Siro” mund të jetë i menjëhershëm, në mënyrë që anglezët të mos e humbin me parametra zero.

”Futbollistët e mëdhenj gjithmonë na interesojnë dhe Bosingwa është njëri prej tyre. Megjithatë, në këtë moment jemi vetëm duke shikuar situatën”, deklaroi drejtori sportive i Milan-it, Ariedo Braida.

Top Channel