Banka Botërore: 2011-a, vit i mbrapshtë

13/01/2011 15:50

Rritja ekonomike do të ulet gjatë këtij viti në plan global, ndërsa vende si India dhe Kina do të mbajnë peshën kryesore të rritjes, parashikoi Banka Botërore në një raport të publikuar gjatë ditës së sotme.

Sipas institucionit, rritja mesatare botërore do të jetë prej 3,3%, ose më e ulët se 3,9% i arritur në 2010-n. Vendet në zhvillim do të kenë një shifër më inkurajuese prej 6%, në shtimin e Prodhimit të tyre të Brendshëm Bruto.

Një rritje e tillë nuk do të jetë e mjaftueshme për të luftuar papunësinë në vendet e prekura më shumë, ndërsa raportoi parashikon që tensionet e mëdha të vazhdojnë të ekzistojnë.

Në zonën më të rrezikuar përfshihet edhe eurozona, si rrjedhojës e krizës së borxheve, ndërsa ekonomitë e vogla do të vuajnë nga mungesa e investimeve të huaja. Banka Botërore shprehu shqetësim edhe për tendencën e rritjes së çmimeve të ushqimit.

Protesta të dhushme kanë shpërthyer në ditët e fundit në Tunizi, Algjeri dhe Bangladesh, në lidhje me pakënaqësinë ekonomike të popullsisë. Vendet e botës së tretë do të jenë veçanërisht të ekspozuar ndaj rritjes së pakënaqësisë popullore.

Top Channel