Alonso: Schumaker, rivali kryesor

13/01/2011 18:00

Piloti i Ferrarit dhe dy herë kampion i botës, Fernando Alonso deklaroi se skuadra e tij duhet të pretendojë të dy titujt gjatë sezonit 2011-të, në një intervistë të publikuar sot në “La Gazzetta dello Sport”.

”Duhet të luftojmë për të dy titujt, atë të pilotëve dhe të konstruktorëve. Do të ishte e bukur të përsërisnim sukseset e 2010-s, me ndryshimin që këtë herë të jemi ne fituesit”, deklaroi spanjolli, i cili humbi titullin në garën e fundit një vit më parë.

”Përsa i përket Abu Dabit, morrëm ato vendime që i gjykuam si më të përshtatshmet në atë moment. Të mendohesh një minutë më shumë gjatë garës është një minutë avantazh për kundërshtarët, por tani nuk dua të mendoj më për këtë”, shton Fernando, duke kujtuar momentin garën tragjike.

Përsa i përket rivalit të tij kryesor në sezonin e ri, Alonso tha: “Micheal Schumaker mbetet gjithmonë më i miri dhe nëse ai do të ketë një makinë konkurruese, do të ishte më konkurruesi nga të gjithë. Personalisht do të më pëlqente që kundërshtari kryesor të ishte Felipe Massa”.

Top Channel