Zelandë e Re, ndahet anija

08/01/2011 17:29

Anija kargo “Rena” që ngeci në cektësirën e brigjeve të Uellingtonit në Zelandën e Re, tre muaj më parë, u nda në dy pjesë si pasojë e stuhisë detare. Kontenierët ranë në ujë, duke shtuar frikën e një rrjedhje tjetër të naftës, pas katastrofës së javës së kaluar, më e rënda në kontinent.

Autoritetet shpjeguan se bashi i anijes nuk ka levizur, ndërsa kici u shty nga dallgët e larta qe i kalojnë të gjashtë metrat. Pjesët e anijes ndodhen rreth 30 m larg njëra-tjetrës.

Zëdhënësi i autoriteteve të marinës në Zelandën e re, Ros Henderson tha se stuhia do të vazhdojë për tre apo katër dite. Gazeta “Nju Zealand Herald” raporton se qindra ton qumësht pluhur janë derdhur në det.

Anija “Rena” në pronësi greke, prej datës 5 tetor, ndodhet në Astrolabe, një rezervë e cmuar natyrore. Qindra tonë karburant rrodhën në det dhe shkaktuan ngordhjen e rreth 20 mijë shpendëve ujorë.  

Kapiteni i anijes dhe anëtarë të tjerë të ekuipazhit po hetohen për keqmenaxhimin e anije, për ndotje mjedisore dhe ndryshim të dokumenteve pas incidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA