SHBA, refuzohen varrezat e dëshmorëve për liderin e Laosit
05/01/2011 04:10
Autoritetet amerikane refuzuan kërkesën për varrosjen e ish-liderit në luftën e Laosit, Vang Pao në varrezat kombëtare të dëshmorëve në Arlington.
Gjeneral Pao udhëhoqi një luftë 15 vjecare të sponsorizuar në mënyrë të fshehtë nga CIA në Laos gjatë viteve të konfliktit në Vietnam. Kur kjo luftë u humb, mijëra qytetarë të Laosit, përfshirë edhe vetë Vang Paon, u shpërngulën, kryesisht në SHBA.
Vang Pao vdiq muajin e shkuar. Vendimi i autoriteteve ushtarake amerikane ka ardhur në ditën e parë të ceremonisë 6 ditore të varrosjes së tij në Kaliforni.
Ndërkohë, mbështetës të Vang Paos deklaruan se do ta dërgojnë kërkesën e tyre deri tek Shtëpia e Bardhë.
Top Channel