Inter, lind ideja Guardiola

04/01/2011 10:50

Nëse Pep Guardiola do të dëshirojë të provojë një eksperiencë të re jashtë Barcelonës vitin e ardhshëm, Interi është i gatshëm të bëjë menjëherë një ofertë të majme.

Sipas rrjetit informativ “Mediaset”, Moratti ka kontaktuar që më parë spanjollin që flet një italishte të shkëlqyer, duke e vënë në dijeni se ai dhe klubi i tij janë të gatshëm ta mirëpresin në çdo moment.

Nga ana e tij, Guardiola duket se nuk ka më entuziasmin e mëparshëm në drejtimin e klubit më të suksesshëm të dekadës së fundit në Europë, por mbetet i rezervuar në lidhje me të ardhmen.

Gjithashtu, Manchester United mund të futet në garë, pasi zërat që Sir Alex Ferguson mund të tërhiqet në fund të vitit janë gjithmonë e më të mëdha.

Ndërkohë, Interi nuk është duke menduar vetëm për njeriun e ardhshëm që do të ulet në stol, por edhe për përforcimet e merkatos. Juan Jesus, mbrojtësi i ri i Internacionalit është shumë pranë zikaltërve. Megjithatë, ndonëse pritet që marrëveshja të përfundojë në ditët në vazhdim, transferimi do të kryhet në verë, për t’i dhënë kohë të fitojë përvojë në kampionatin argjentinas.

Më e vështirë duket rruga drejt talentit të Santos, Lukas. Ndërkohë, gjithmonë e më pranë largimit është blerja e dështuar Zarate. Për të, mundësia e rikthimit tek Lazio duket gjithmonë e më reale.

Top Channel