Miguel Garcia, një ish-futbollist profesionit, nuk e kishte menduar kurrë se një ndeshje e zakonshme e Kategorisë së Dytë Spanjolle do t’i ndryshonte jetën.
Në 24 tetor 2010, ai dhe Salamanca e tij prisnin në fushën e tyre favoritët për ngjitjen në “La Liga”, Betisin. Gjatë zhvillimit të ndeshjes, ateherë 30-vjeçar, Garcia humbet ndienjat në mënyrë të befasishme dhe përplaset dhunshëm me tokën.
Menjëherë kuptohet që diçka serioze po ndodhte. Mjekët e të dyja skuadrave rendin drejt tij dhe konstatojnë se zemra e futbollistit ka pushuar së rrahuri. Frymëmarrje artificiale pason, deri sa dikush sjell defribilatorin, pajisjen që i realizon disa shkarkesa elektrike në gjoks, të cilat i rikthejnë pulsin.
Me urgjencë, ai ngrihet mbi një barrelë për t’u transportuar në spital, ndërsa shokët e përlotur të skuadrës vështrojnë, e stadiumi është shumë i tronditur për të duartrokitur.
Pas infarktit që e goditi në fushë, mesfushorit iu desh një periudhë e gjatë për t’u riaftësuar, ndërsa mjekët i bënë të qartë që nuk mund të luante kurrë më në jetën e tij. Më shumë se një vit më pas, Garcia rikthyet në qendër të vëmendjes, për shkak të një nisme ndërkombëtare, që kërkon përmirësimin e kushteve të sigurisë shëndetësore në stadium.
”Kur kthej sytë pas, mendoj që ndodhi një mrekulli, por nuk ishte e shkruar që ajo të ishte dita ime e fundit”, thotë Garcia. “Për fatin tim të mirë, në stadium kishte një defribilator dhe ishte ai që më solli në jetë. Më vonë mësova se pajisja ishte blerë vetëm pas vdekjes së Antonio Puertas, futbollistit të Sevillas. Më vjen keq që ndërgjegjësimi të ndodhë për shkak të një fatkeqësie dhe ç’është edhe më e rëndë, sot janë shumë të paktë stadiumet në botë që janë të pajisur me një defribilator, që kushton fare pak dhe që në rastin si i imi, mund të jetë e vetmja gjë që bën diferencën midis jetës dhe vdekjes”.
Në vitet e fundit, janë regjistruar disa fatkeqësi të njohura në fushat e futbollit. Midis tyre, mbahet mend rasti i ish-futbollistit të Benficas, Miklos Feher, i cili ndërroi jetë në një ndeshje të kampionatit portugez. Ai u pasua nga Pueta i Sevilles dhe Marc-Vivien Foe, kamerunasi i Cityt, i cili pësoi një infarkt fatal në një ndeshje të kombëtares së tij ndaj Francës.
Top Channel