Një ligj i ri në Bjellorusi do të kufizojë aksesin në faqet e internetit dhe do të detyrojë të gjitha internet kafetë që të raportojnë ata që shkelin këtë udhëzim.
Njëkohësisht, ligji që do të hyjë në fuqi të premten, detyron të gjithë ata që tregëtojnë mallra në internet që të përdorin prapashtesën e internetit të Bjellorusisë për të kryer transaksionet.
Një lëvizje e tillë do të shndërrojë automatikisht në të paligjshme blerjet në faqet e mëdha të ankandeve si “Ebay” apo “Amazon”, ndërsa ata që do të shkelin urdhëresën, mund të gjobiten deri në një milion rubla bjelloruse, 120 dollarë.
Ligji i jep të drejtë policisë që të kontrollojë vizitat e të gjitha abonentëve shtëpiakë në faqet që përdorin. Të gjithë ata që vizitojnë faqe me përmbajtje ekstremiste apo pornografike gjithashtu do të gjobiten.
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, drejton vendin që prej vitit 1994 dhe ai është akuzuar vazhdimisht për drejtimin autoritar dhe censurën e fortë që ka vendosur në Bjellorusi.
Top Channel