“Spider-Man” thyen rekorde të reja

04/01/2011 13:55

Pas një fillimi të keq, muzikali “Spider-Man” ka rikuperuar dukshëm në nëntë shfaqjet e fundit, duke u shndërruar në shfaqjen më fitimprurëse ndonjëherë në SHBA, me grumbullimin e tre milion dollarëve

Asnjë shfaqje tjetrër në Broduej nuk kishte mundur të siguronte fitime të tilla në një javë të vetme. “Wicked” kishte qenë shfaqja më e suksesshme deri përpara saj.

”Spider-Man: Turn off the Dark”, i cili kushtoi 75 milion dollarë për t’u prodhuar, pati një fillim tepër të vështirë, përfshi vlerësime të këqija të kritikës, dëmtime të aktorëve dhe vonesa në premierë.

Megjithatë, dy vjet më pas, shfaqja është shndërruar në një makinë parash dhe duke fituar nga bumi i periudhave festive, arriti të thyente rekordin e mëparshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA