SHBA, borxhi, pritet votimi në Kongres

02/01/2011 01:00

Dhoma e Përfaqësuesve i ka votat e nevojshme për të kaluar rritjen e tavanit të borxhit, si pjesë e marrëveshjes mes republikanëve dhe demokratëve të një dite më parë.

Kjo është deklarata e kreut të Dhomës, John Boehner i cili duke folur për televizionet amerikane u shpreh i sigurtë për kalimin e marrëveshjes.

Edhe lideri i republikanëve në Senat Mitch McConnell u shpreh i bindur për votimin e marrëveshjes.

Kongresi amerikan pritet të kalojë sot në votim marrëveshjen politike mes republikanëve dhe demokratëve për cështjen e borxhit dhe për politika të tjera afatgjata financiare, marrëveshje kjo që i shpëtoi vendin nga falimenti vetëm pak orë para afatit ligjor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA