Parashikohet një tjetër tërmet në Kili
31/12/2010 09:40
Mundësitë që Kili të goditet nga një tërmet i ri shkatërrues, pas atij të shkurtit 2010, janë rritur. Përfundimin e ka nxjerrë një studim i disa kërkuesve italianë të Universitetit të Kalifornisë dhe atij të Ulster, në SHBA.
Sipas shkencëtarëve, rreziku është rritur në mënyrë domethënëse në zonë, në afërsi të Conception, që u spostua për herë të fundit në 1935-n.
Në shkurt të vitit të shkuar, Kili u shkatërrua nga një tërmet me magnitudë 8.8 ballë, që ndodhi në bregun e Maule.
Studimi është duke u publikuar në “Nature Geoscience”.
Top Channel