Mubaraku, Izraeli i kërkon Perëndimit ta mbështesin

31/12/2010 09:25

Izraeli u ka dërguar një mesazh konfidencial SHBA-ve dhe disa vendeve evropiane, duke u kërkuar të mbështesin presidentin Hosni Mubarak dhe qeverinë e tij, e kundërshtuar ashpër nga një lëvizje e madhe popullore.

Sipas të përditshmes Haaretz, në këtë mesazh, përgjegjësit izraelitë theksojnë se është “në interes të Perëndimit” dhe “të gjithë Lindjes së Mesme të ruhet qendrueshmëria e regjimit në Egjipt”.

“Për këtë është e nevojshme të ndalen kritikat publike ndaj presidentit Hosni Mubarak”, theksohet në një mesazh të dërguar për autoritetet izraelite, në fund të javës së shkuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA