Egjipt, të martën një super manifestim
31/12/2010 09:55
“Lëvizja e 6 prillit”, një prej formacioneve kryesore të opozitës egjiptiane, ka thirrur një manifestim të madh të martën për “detyruar Mubarakun të japë dorëheqjen”.
Organizuesit kanë programuar të çojnë në rrugët e Kajros më shumë se 1 milion persona.
Ndërkohë qindra manifestues kanë kaluar natën në sheshin Tahrir, duke sfiduar hapur ndalim-qarkullimin.
Orari i kufizimit të lëvizjes pritet të zgjerohet ditën e sotme, duke filluar nga ora 14 deri në orën 8 në mëngjes.
Top Channel