Wikileaks: Stambolli, vatër e spiunëve

30/12/2010 11:45

Stambolli është një nyje spiunësh që u kalojnë informacione Shteteve të Bashkuara mbi Iranin.

Shkëmbimi i informacioneve bëhet në konsullatën amerikane, në të cilën jepet llogari për takimet me shumë iranianë, të cilët kalojnë informacione mbi regjimin e Teheranit.

Sipas një mesazhi të publikuar nga faqja e internetit Wikileaks, SHBA përdorin selitë diplomatike në Stamboll, Dubai dhe Baku për të monitoruar Iranin, ku nuk kanë një ambasadë.

Burime të ndryshme u kanë thënë Shteteve të Bashkuara në vitin 2009, se gjëndja shëndetësore e udhëheqësit shpirtëror Ali Khamenei është motiv për “shqetësim”.

Top Channel