Vatikani, rregulla kundër pastrimit të parave

30/12/2010 13:10

Vatikani ka vendosur të krijojë një autoritet të ri financiar, për të luftuar pastrimin e parave dhe operacionet e dyshimta me fondet e veta, informoi selia papnore në mesditën e sotme.

Papa vendosi që të plotësojë kërkesën e vendeve të Bashkimit Europian, duke vendosur rregulla të tilla bankare, që e bëjnë shumë më të vështirë pastrimin e parave apo financimin e terrorizmit.

Vendimi merret pas spekulimeve mbi mundësinë e përdorimit të një pjese të fondeve nga Banka e Vatikanit, në operacione të dyshimta financiare. Në dokumentin e tij, Benedikti XVI argumentoi nevojën e bashkimit në luftën kundër krimit.

Deri përpara këtij vendimi, Banka e Vatikanit justifikonte rregullat e veçanta të aplikuara me faktin që në të vërtetë, nuk bëhet fjalë për një Bankë të mirëfilltë. Tre muaj më parë, ndaj dy zyrtarëve të lartë të Vatikanit u ngritën akuza për krime financiare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA