George Clooney, Elisabeta Canalis dhe familja e saj duket se po kalojnë një kohë të shkëlqyer nën rezet e diellit meksikan, ku janë duke shpenzuar ditët e fundvitit.
Me një kostum banjoje që nxjerr në pah forma të mrekullueshme femërore, vajza e spektakleve italiane vetëm buzëqesh, pasi udhëtimi në plazhet e Los Kabosit nuk ishte dhurata e vetme për të.
Sipas mediave, arsyeja që Clooney dëshironte që Elisabetta të shoqërohej nga familja ndikohej nga dëshira e tij për t’i kërkuar personalisht dorën e vajzës, babait Cesare.
Lajmi i publikuar fillimisht nga gazeta gjermane rozë Bild, nuk është konfirmuar dhe as mohuar ende prej askujt. Pavarësisht se shoqërohet nga familja, siç tregojnë fotot pirate, çifti ka gjetur kohë të bollshme për të qëndruar edhe vetëm.
Top Channel