Moshe Katsav lindi në Iran dhe emigroi drejt Izraelit bashkë me familjen në vitin 1951, kur ishte 6 vjeç. Studimet e larta ai i kreu në universitetin hebraik të Jeruzalemit, e ndërsa studionte, jepte edhe mësim në histori e matematikë në një shkollë të mesme.
Katsav ishte një deputet jo fort në zë i partisë së djathtë Likud, përpara se të zgjidhej president në vitin 2000.
Përgjatë 7 viteve në detyrë, ai nuk reshti së foluri në interes të shtetit hebre jashtë kufijve të Izraelit.
Në fakt gjatë fushatës, media vendase e vuri në lojë për stilin e tij delikat të sjelljes dhe pakkush mendonte se Katsav do të kishte vërtet shanse të fitonte përballë ish kryeministrit Shimon Peres.
Por ai arriti ta mundte rivalin e fuqishëm të qendrës së majtë e të bëhet presidenti i parë i Izraelit i lindur në Iran dhe po kështu i pari nga partia Likud.
Qëndrimi i tij në pushtet u shenjua nga trazira të mëdha e gjakderdhje më fqinjët arabë.
Intifada e dytë palestineze do të shpërthente vetëm dy muaj pasi Katsav mori zyrtartisht postin.
Por ky administrator i zoti, siç e provoi veten, baba i pesë fëmijëve, e fashiti çfarëdo shkëlqimi pati presidenca e tij me skandalet seksuale që e detyruan të jeptë dorëheqjen.
Ai vazhdon të mos pranojë asnjë akuzë e ta përshkruajë veten si viktimë të një fushate përbaltjeje të kundërshtarëve të vetë politike dhe medias izraelite.
Top Channel