Koreja e Veriut fuqizon forcat speciale

30/12/2010 08:55

Koreja e Veriut ka rritur investimet në tanke dhe forcat speciale ushtarake, ka bërë të ditur një zyrtar koreano-jugor.

Një dokument, që hartoet cdo dy vjet, thotë se Veriu ka stërvitur të paktën 20 mijë anëtarë të rinj të forcave speciale.

Thuhet se Peniani mbetet ende i aftë për të kryer një bombardim masiv dhe të papritur ndaj kryeqytetit të Jugut, Seul.

Tensionet në gadishullin korean këtë vit janë karakterizuar nga bombardimet dhe thirrjet për bisedime të reja.

Kapacitetet ushtarake të Veriut mbeten të pandryshuara tek rreth 1.19 milionë, thuhet në dokument, por numri i forcave speciale është rritur në 200 mijë.

Këta janë ushtarë të stërvitur për të vrarë dhe për t’u infiltruar dhe shkatërruar impiante të rëndësishme, thuhet më tej në dokumentin e Seulit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA