Juventusi është i vendosur që të përforcohet në këtë merkato të janarit në repartin ofensiv dhe pista e fundit që po shqyrtojnë bardhezinjtë është ajo e Luca Toni-t.
Sipas asaj që shkruante “La Gazzetta dello Sport” në numrin e sotëm, objektivi kryesor i torinezëve mbetet Alberto Gilardino, por operacioni për të është ndërlikuar si pasojë e interesimit të Manchester United-it.
Kalimi në Premier League nuk dëshirohet vetëm prej futbollistit, por edhe prej nga klubi i Firences. Ata shpresojnë që të bien dakord të shkëmbejnë sulmuesin e tyre me 18-vjeçarin, Federico Macheda.
Mundësia e kalimit të Toni-t tek klubi më i suksesshëm i kampionatit italian përforcohet nga fakti se Genoa do të pranonte me kënaqësi shkëmbimin me brazilianin Amauri, katër vjet më i ri se ish-sulmuesi i kombëtares “azzure”.
Top Channel