Irlandë e Veriut, 80 fshatra e qyteza pa ujë

30/12/2010 10:00

Ministrat në Irlandën e Veriut do të mbajnë një mbledhje urgjente për të diskutuar mbi ndihmën që u duhet dhënë 36 mijë banorëve që kanë mbetur prej ditësh pa ujë të pijshëm.

80 fshatra dhe qyteza vuajnë nga mungesa e ujit pasi tubacionet plasën nga shkrirja e dëborës.

Ndërkohë që 160 mijë litra ujë me shishe do të mbërrijnë nga Skocia, ekzekutivi do të diskutojë se cfarë masash të tjera mund të merren.

Zëvendëskryeministri Martin McGuinnes ka deklaruar se ndihet plotësisht i braktisur nga reagimi i ndërmarrjes së ujësjellësit në Irlandën e Veriut.

Ndërmarrja shtetërore, që është dhe furnizuesi i vetëm i ujit në vend, ka deklaruar se një numër i paprecedent rrjedhjesh janë shkaktuar nga shkrirja, që erdhi pas një periudhe ngricash, e cila ka shkaktuar presion të madh në sistemin e tubacioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA